2 Gusht 2016 - 09:21
Por sikurse viteve të kaluara, opsionet nuk janë të shumta. Bazuar në thirrjen për aplikim, deri më tani janë dy filma të bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës që plotësojnë disa prej kushteve për t’ia propozuar komisionit. “Home Sweet Home” i Faton Bajraktarit, i cili u dha premierë në prill të këtij viti dhe “Engjëjt janë larg” i Gjergj Xhuvanit janë filmat e metrazhit të gjatë të mbështetur nga shteti që janë dhënë premierë midis datave të përcaktuara me thirrjen për propozime që u bë publike të hënën.
Ndryshe nga dy vitet e kaluara, nëse kandidati i Kosovës ia del që së paku të merret në shqyrtim nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” aty mund të llogarisë në një përkrahje. Është pikërisht regjisori Donoughue, i cili e ka premtuar këtë, në qershor të këtij viti, kur u bë anëtar i Akademisë që ndan çmimet prestigjioze. “’Shok’ natyrisht ishte një prej arsyeve kryesore pse unë jam ftuar nga Akademia… Ndiej se do ta përfaqësoj jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe Kosovën gjithashtu”, kishte thënë Donoughue kur ishte pranuar në mesin e 638 anëtarëve të rinj të Akademisë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...