QKK thërret për propozime për filmin që përfaqëson Kosovën në OSCAR

1 Gusht 2016 - 16:10      

Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin për filmin më të mirë të huaj OSCAR, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2015 deri më 30 Shtator 2016 dhe të cilët i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” të cilat mund t’i gjeni më poshtë.

RULES – Foreign Language Film Award
http://cepublic.oscars.org/uploads/D24AECE69BABF119B6F52FF59AA34D30/resources/89_FLFA_Rules.pdf

Data e fundit e propozimeve është 10 shtator 2016.

Propozimet duhet të dërgohen në formatin DVD në 8 kopje te:
Qendra Kinematografike e Kosovës
Komisioni Selektues për çmim Oscar
Qafa-Galeria Nr 15
10000 Prishtina
Kosova

Vitin e shkuar Kosova arriti suksesin më të madh në kinematografinë botërore duke u nominuar në kategorinë për Filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër me “Shok”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...