Njihuni me drejtorin e ri artistik të “Anibar-it”

1 Gusht 2016 - 13:03      

Petrit Gora është drejtori i ri artistik dhe i programit në “Anibar”.

Petrit Gora i njohur si “Swiss Knife”, është dizajner grafik, fotograf, animator, grafiter, ndërtues, dhe krijues i programit të filmit për edicionin e shtatë të festivalit.

“Petrit Gora filloi punën me ne si koordinues i logjistikës në vitin 2011. Pastaj ai vazhdoi duke kuruar programin e filmit të festivalit dhe udhëhoqi shumë punëtori përgjatë gjashtë viteve të fundit. Për shkak të viteve që ka përvojë pune me festival, ai është zgjedhje e natyrshme për të marrë rolin kritik të drejtorit artistik:, thuhet në njoftimin për media të këtij festivali.

Që nga janari, Petrit Gora, ka qenë U.D. Drejtorit Artistik.

“Drejtori artistik i mëhershëm, Rron Bajri, njëri nga themeluesit e Anibarit, i është përkushtuar më shumë universitetit dhe studimeve. Ai do të përfshihet përsëri në festivalin Anibar, por me një kapacitet më të vogël”, thuhet në njoftim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...