1 Gusht 2016 - 12:31
Rikthim pas në kohë në një ambient trashëgimor me relikte qindjvecare si dhe ushqime tradicianale shqiptare në Kullën e Ramë Zyberit ishte ambienti, të cilin komuna e Junikut e kishte zgjedhur për të mirëpritur shkrimtarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria në ditën përmbyllëse të manifestimit “Muzat e Alpeve 2016”, bvën të ditur Kult Plus. Në Junikun e historisë, të odave, të pleqërimit dhe të vendimeve të mëdha të historisë kombtare shqiptare, shkrimtarët e tri shteteve i priti kryetari i Komunës Agron Kuçi, i cili me këtë rast tha se është ndjenjë e mirë që në kuadër të Ditëve të Diasporës edhe në Komunën e vogël të Junikut, të mbahen aktivitete me shkrimtare të mëdhenj. “Ndaj, neve s’na mbetet tjetër veçse t’i bashkëngjitemi këtij karvani i cili shpresoj se do të vazhdojë tutje dhe do te zgjerohet. Sepse, Juniku ka një trashëgimi të pasur kulturore, natyrore dhe historike e po ashtu, letërsisë shqipe ia kemi dhënë dy shkrimtarë të mirënjohur, Din Mehmetin-Bacalokun dhe Ali Demë Jasiqin. Ndaj, kjo krijon një ndjenjë të veçantë se sa iu përket vlerave të mirëfillta letrare, as Juniku nuk mbetet pas”, ka thënë ai.

Manifestimi i IV Letrar Ndërkufitar organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Mali I Zi dhe Shqipëria, për hisorikun e së cilës foli njëra nder themelueset poetja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj.
“Poslendji Eskilog dan”i shkrimtarit të shquar malazez Mirash Martinovic i përkthyer nga Qazim Muja dhe botuar nga Onufri i Tiranës, është romani cili u promovua në Junik, për vlerat letrare të të cilit foli shkrimtari i mirënjohur Ibrahim Kadriu.

Manifestimi Muzat e Alpeve kulmoi me ndarjen e Cmimit per Veper Jetesore “TEUTA” , me te cilin promovohen vlerat e shkrimtarëve më të mirënjohur nga këto hapësira. Ky çmim me plot merite sivjet kaloi te Mirash Martinoviqi, I cili me krijimtarinë e tij shtrin ura dhe hap shtigje ndërmjet popujve. Ne arsyetimin për ndarjen e këtij çmimi të përgatitur nga shkrimtari boshnjak Safet Hadroviq Verbicki ndër të tjera tha se: “Mirash Martinoviqi është që “e ka drejtuar mendimin e vet kah ai realiteti që është shprehje e gjithçkajes”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...