Prekazi pret sonte treshen shqiptaro-italiane “Spartiti per Scutari” [video]

1 Gusht 2016 - 10:49      

“Spartiti per Scutari” trioja shqiptaro-italiane që kultivon muzikën shqiptare janë gati për koncertin e sotëm në Prekaz të Jasharajve.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” do të jetë nikoqir i kësaj trijoje që sonte me fillim në orën 20:00 do të performojë atje.

Por para kësaj, Bardh Jakova, Roberta Fetti dhe Gioele Sindona kanë qenë në KTV, në emisionin e mëngjesit “Sot”. Aty kanë shpalosur detaje të koncerteve të tyre që do t’i kenë në Kosovë, përfshirë edhe atë në Muzeun Etnologjik në Prishtinë.

Koncerti është pjesë e organizimeve të Ministrisë së Diasporës nën moton “Ti je pjesë e atdheut”.

Shikojeni një insert nga performanca live e kësaj treshe në emisionin “Sot” të KTV-së:

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...