Ka dhënë dorëheqje drejtori i TKOB, Ilir Kerni

1 Gusht 2016 - 11:29      

Ilir Kerni ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, TKOB.

Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, pasi ai po punonte normalisht për kalendarin e vitit të ardhshëm artistik.

Mësohet se Kerni kishte përplasje të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

Kerni u emërua në këtë post në nisje të mandatit të qeverisë së majtë, kur Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të kreut të atëhershëm të TKOB, Zhani Ciko.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...