“Termokosi” në kryeqytet ringjyroset për t’i zhdukur simbolet naziste

1 Gusht 2016 - 09:46      

Qendrës “Termokiss” tashmë i është rikthyer pamja që kishte marrë pas hapjes zyrtare. Mbishkrimet naziste të cilat i kishin lënë hajnat para dy javësh në muret e kësaj qendre, janë mbuluar të shtunën. Një grup i të rinjve prej njëzet vetash janë mbledhur për t’i lyer ato.

Një javë pasi që objekti i braktisur afër Termokosit ishte shndërruar në qendër arti nga një grup i të rinjve ndërkombëtarë dhe vendorë, përveç vjedhjeve, ishin vizatuar edhe svastika, simbol i nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Koha Ditore.

Ishte shfrytëzuar një derë e vogël në anën lindore të objektit për të hyrë brenda. Vlera e dëmit material i vjedhur kapi shumën prej 3 mijë eurove. Por për t’i mënjanuar këto dëme, iniciatorët për shndërrimin e këtij objekti bashkë me vullnetarët iu përveshën punës.

Kjo për të dëshmuar se qëllimi i qendrës është në të mirë të komunitetit dhe se “Termokiss” është vend publik i cili do të shërbejë si hapësirë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Në kuadër të kësaj iniciative për ngjyrosje, njëherësh u organizua edhe eventi i tretë i hapur për publikun. Pas dy diskutimeve të mëhershme pas këtij incidenti iniciatorët dhe njerëzit që kanë dashur ta mbrojnë objektin janë mbledhur për ta ruajtur atë çdo natë, njëherësh edhe kanë diskutuar për vazhdimin e mëtejshëm të funksionimit të qendrës.

Projekti është realizuar nga “Toestand...” në bashkëpunim me “Kosovo Architecture Foundation - Prishtina Architecture Week”, organizatën zvicerane “InfoQuartier mache” dhe atë belge “Toestand VZW”...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...