Dy realitete koreane shpalosen nëpërmjet artit

1 Gusht 2016 - 10:46      

Joseph Stalini menjëherë do t’i kuptonte imazhet e ekspozitës “Contemporary North Korean Art: The Evolution of Socialist Realism”(Arti bashkëkohor korean: evoluimi i realizmit socialist).

Të njëjtën gjë do ta bënte edhe Norman Rockwell. Edhe pse ekspozita e hapur në “American University Museum” është e para e llojit të tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjesë e madhe e saj njihet si ilustrim realist i dalë mode, ndonëse në shkallë tjetër, thuhet në shkrimin e WashingtonPost, që sot e transmeton “Koha Ditore”.

Gërshetuar me artin e tanishëm të Koresë së Jugut, ekspozita sjell piktura të prodhuara nga studiot e artit të drejtuara nga qeveria, që thuhet se janë sipërmarrjet më të mëdha të tilla në botë. Niveli i aftësive artistike është i lartë, derisa variacioni i stilit është i ulët.

Të përfshira janë disa piktura të natyrës që më shumë shpalosin Korenë tradicionale, ose thënë më mirë Kinën. Por shumica e pikturave përshkruajnë heroizmin dhe grupet e udhëtarëve, punëtorëve apo fshatarëve. Ata janë protagonistë siç është njeriu në kalë që kërcen mbi një pjesë të dëmtuar të një ure. Aty është edhe një tigër mahnitës që vrojton shikuesin, e që shpalos ndikimin e kinemasë në ndryshimin e versionit tradicional korean...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...