Ermonela Jaho përkrah Domingos në “La Traviata”

1 Gusht 2016 - 09:43      

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho - fituese e çmimit që jozyrtarisht njihet si “Oscar” i operës - do të ndajë skenën e festivalit francez bashkë me një prej legjendave të lirikës.

Jaho do të interpretojë përkrah tenorit Plácido Domingo në festivalin “Choregies d’Orange”, shkruan Koha Ditore. Ky është një prej festivaleve më të vjetra që mbahen në Francë. Daton qysh prej vitit 1869.

Performanca e Jahos në rolin e Violettas së operës “La Traviata” – bashkë me Dimingon dhe Francesco Meli në role kryesore - do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin “France 3” në ditën e tretë të muajit gusht.

Jaho do të ketë edhe një tjetër paraqitje në këtë festival me datë 6 të këtij muaji. Në “La Traviata” ajo ka zëvendësuar sopranon Diana Damrau, e cila ishte e caktuar të luajë rolin kryesor por e kishte anuluar pjesëmarrjen.

Në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Jaho ka publikuar fotografi nga provat, ku shihet tek performon përkrah me Domingon... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...