Foto: Reuters

Monografia e Pejës kritikohet ende pa u finalizuar

1 Gusht 2016 - 08:38      

Monografia e Pejës, e pritur me vite, më në fund u prezantua para publikut pejanë me një pilotbotim. Për ta përmbledhur brenda dy kopertinave historinë mijëvjeçare të Pejës, klasës intelektuale të këtij qyteti i janë dashur pesë përpjekje. Një herë botimi i monografisë dështoi në vitet ’90, e tri tentativa të tjera dështuan pasluftës në “mungesë të mjeteve”.

Puna trevjeçare e 22 autorëve të përfshirë në shkrimin e monografisë, u “shpërblye” kryesisht me kritika negative nga qytetarët e pranishëm në takim publik, të mbajtur të shtunën në sallën e asamblesë komunale. Takimi ishte thirrur me qëllim që botimi final i monografisë të pasurohet nga këshillat, vërejtje, korrigjimet e propozime e sugjeruara nga qytetarët, shkruan Koha Ditore.

Javën e kaluar janë shpërndarë 120 kopje të pilotbotimit të monografisë në qytet, përmes institucioneve, bashkësive fetare, shoqërisë civile, shkollave dhe qytetarëve që janë vlerësuar si persona me ndikim në shoqërinë pejane. Fillimisht u premtua një libër voluminoz për Pejën, që nga parahistoria e saj e deri në ditët e sotme, por pilotbotimi doli 200 faqesh.
Ky projekt i ka kushtuar arkës komunale 30 mijë euro.

Para se qytetarët e pranishëm të shprehnin vërejtjet dhe propozimet e veta, Gazmend Riza, kryetar i Redaksisë së Monografisë së përbërë edhe nga redaktorët Muhamet Mala, Naser Ferri dhe Jahja Drançolli ka thënë se është e paarsyeshme të mbahet një diskutim publik për monografinë, pasi është treguar interesim i madh nga qytetarët....(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...