31 Korrik 2016 - 10:39
Tani ne mund ta shohim – jemi dëshmitarë të paraqitjes së tij të përsëritshme në “The Rest Is Noise” të Alex Ross – që asnjë studim për muzikën e shekullit XX nuk mund të kompletohet pa Cage, përcjell Koha Ditore.
Ai është më i famshëm për veprën e tij trepjesëshe pa zë, të kompozuar më 1952, me titull “4’33” që shënon fundin e muzikës konvencionale, duke u bërë një fillim për Cage dhe duke hapur mundësi të reja për tingujt dhe zhurmën. Tani përmbledhja “The Selected Letters of John Cage” (Letra të përzgjedhura të John Cage), e redaktuar nga Laura Kuhn, drejtoreshë e “John Cage Trust”, ka dalë në treg.

Duke grumbulluar disa prej shumë letrave të tij, që shtrihen midis kohës 1930 deri në mes të 1992-s, libri tregon pse Cage mbetet, për shumicën, një guru. Ato letra gjithashtu dëshmojnë se ai i ishte qasur jetës sikur të ishte student i saj entuziast. Zëri që del prej aty është i pastër dhe pasionues, edhe modest, edhe autoritativ. Më 1980, Cage i përgjigjej kompozitorit dhe redaktorit R.I.P Hayman, i cili e kishte pyetur: “A tingëllon muzika sikur politikat ndaj shoqërisë?”..... (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...