
31 Korrik 2016 - 11:35
Derisa porosit një kafe në njërën nga kafenetë e Prishtinës, Salihu fillimisht ndez në cigare e më pas nis bisedën. Sikurse shumë shqiptarë të Kosovës i kishte rënë hise që në vitin 1999 ta braktiste vendin, që asokohe po përjetonte ditët më të errëta, shkruan Koha Ditore.
Prapa kishte lënë studimet e pambaruara për grafikë në Universitetin e Prishtinës. Edhe pse nuk është përshëndetur krejtësisht me grafikën, pas vendosjes në Gjermani pak do të merrej me të. Skulptura tashmë është primare në krijimtarinë e Salihut (39).
Veprat e papërfunduara
Në fillim të këtij muaji në galerinë “Thomas Schulte” në Berlin të Gjermanisë është hapur ekspozita personale me 40 punime të artistes. Veprat e saj do të qëndrojnë të ekspozuara në këtë galeri deri më 27 gusht.
“Njeriu thellohet në tema e pyetje që i ke si artist”, thotë ajo derisa mundohet që me një fjali të përmbledhë shpjegimin për të gjitha veprat e saj. Fillimisht ndalet te vepra e saj e sivjetshme “Propeller”. Studiuesja e historisë së artit në universitetin “Chirstian Albrechts” në Kiel të Gjermanisë, thotë se kjo skulpturë e drunjtë merret me vetë skulpturat.... (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...