Foto: Koha

“Djali i keq” i arkitekturës

31 Korrik 2016 - 10:03      

Të gjithë e njohin si “djali i keq” i arkitekturës. Tash dy dekada arkitekti Bernard Khoury e bart këtë etiketë, shkruan sot e Diela me Koha Ditore. Por kjo nuk është krejt e rastësishme.

Konceptet e tij për arkitekturën shkojnë përtej asaj që konsiderohet konvencionale. Kalon limitet, eksperimenton në lokacione jo fort të zakonshme.

I lindur dhe i rritur në Bejrutin problematik, historia e qytetit do të ndikonte në formimin e tij profesional, në krejt projektet që ai ka bërë deri më tani.

Rrethanat specifike në të cilat është gjendur vendi i tij në periudha të ndryshme kohore, qoftë në të kaluarën apo edhe tani, i dhanë mundësi që të krijojë një qasje të veçantë të cilën pranon se nuk do ta kishte sikur të jetonte diku tjetër. Projektet e tij lidhen me njerëz të veçantë të cilët i quan “heronjtë lokalë”.

Klubi i natës në lagjen e braktisur që ndryshe quhet edhe si “Qurantine” - projekti i tij i parë - më pas objekti për ish-kryeministri i atëhershëm libanez, Rafic Hriri, objekti i sushit, do t’i jepnin atij një tjetër emërtim. Përveç “djali i keq” ai quajt edhe “arkitekti argëtues”...(Artikullin e plotë lexojeni sot në E diela me Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...