
31 Korrik 2016 - 10:20
Edhe Pustenikë e quajnë vendasit, që megjithatë tregojnë se emrin e mori për shkak të puseve të ujit.
Fshati gjendet në një lartësi mbidetare të tillë që mundëson pamje të mrekullueshme në një pjesë të mirë të Kosovës e po aq edhe në pjesën që sot administrohet nga Maqedonia. Atje shkohet duke ecur në rrugën që çan midis malit të madh, që nga magjistralja që lidh dy shtetet, afër kufirit, dhe duket sfiduese për ta ngjitur.
Është ajo vija, që nga poshtë duket e hollë mu në mes të kodrës së lartë. Jeta e vështirë atje, kanë bërë që fshati të braktiset pothuajse tërësisht. Madje të braktisura, janë edhe dy lagje, që shteti i ruan me ligj si ansamble monumentale. Janë lagjja Dacaj, njëra, dhe lagjja e Bravëve, tjetra. Monumentet gati të shkatërruara të të dyja lagjeve i takojnë shekullit XIX, sipas burimeve zyrtare...(Më gjerësisht lexoni sot në E diela në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...