Konvikti i shqiptarëve në Vjenë

30 Korrik 2016 - 12:15      

Në kuadër të hulumtimeve shkencore nëpër arkivat shtetërore austriake dhe në përpjekje të zbardhjes së rolit të politikës së jashtme të Perandorisë Habsburge (prej vitit 1867, Austro-Hungaria) në Kosovë e jashtëzakonshme ishte gjetja e materialeve të papublikuara deri më tani.

Fjala është për të ashtuquajturin “Konvikti i shqiptarëve në Vjenë“ nga viti 1908 deri në vitin 1918, shkruan Faruk Ajeti në nurin e sotëm të Shtojcës për Kulturë në Koha Ditore.

Por, cila është parahistoria e këtij konvikti të shqiptarëve?

Gjatë shekullit XIX, Perandoria Habsburge nuk ishte në pozicione shumë të favorshme qoftë në Evropën e Mesme (pas disfatës nga Prusia në Luftën Gjermane në vitin 1866), qoftë në Evropën Lindore pas rivendosjes së ndikimit rus, në Evropën Jugore përballë unifikimit italian më 1861 apo në Evropën Juglindore, ku sidomos pas Kongresit të Berlinit, Vjenës filloi t’i ngushtohej hapësira vepruese në vendet ballkanike (Serbi, Bullgari dhe Mal të Zi, të cilat formuan Aleancën Treshe më 1887).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...