Llapashtica, fitues i garës ndërkombëtare të fotografisë “Wiki Loves Earth”

29 Korrik 2016 - 17:27      

Fotografia e Arben Llapashticës, e shkrepur në Malet e Sharrit, është fituese e garës “Wiki Loves Earth – Kosova”, për vitin 2016.

Wiki Loves Earth është një konkurs ndërkombëtar fotografik rreth zonave të mbrojtura natyrore. Këtë vit, për herë të parë, këtij konkursi i është bashkuar edhe Kosova. Gara ka qenë e hapur mes datave 1 dhe 31 qershor.

Qëllimi i “Wiki Loves Earth Kosovo” është dokumentimi i trashëgimisë natyrore në Kosovë, si dhe mbledhja e sa më shumë fotove cilësore të zonave të mbrojtura në Kosovë për t'i përdorur më pas ato në Wikipedian në gjuhen shqipe, në projekte të tjera të Wikimedias dhe kudo tjetër.

Vendin e dytë e ka zënë Burim Muqa, me foton e shkrepur në liqenin e Jazhincës, ndërsa të tretin Arian Muhaxhiri me foton nga Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna.

Gjithsej janë zgjedhur dhjetë fotografi, të cilat mund t’i shikoni më poshtë, sipas renditjes:

Parku Kombëtar i Sharrit – Arben Llapashtica

Jazhince - Burim Muqa

Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna – Arian Muhaxhiri

Parku Kombëtar i Sharrit - Aljabakphoto

Jazhincë - Dardan1993

Rugovë - Besmir.H

Radavc, Pejë - Arben Llapashtica

Rugove - Dr. Graniti

Malet e Sharrit – Aljabakphoto

Rugove – Bujar Gashi

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...