“Dokufest” prezanton në Tiranë programin e edicionit jubilar

29 Korrik 2016 - 16:37      

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka qenë sot nikoqir i konferencës vjetore të Festivalit të filmit dokumentar dhe shkurtër “DokuFest”.

Gjatë konferencës përfaqësuesit e festivalit prezantuan programin e edicionit jubilar të festivalit, duke përfshirë programin e filmave, paneleve dhe koncerteve me të cilët do të shënohet edicioni i 15 i festivalit.

Në konferencë, e cila u mbajt në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, morën pjesë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe nga DokuFesti folës ishin drejtori artistik Veton Nurkollari, drejtoresha e festivalit Nita Deda, si dhe selektori i programit të filmave të shkurtër Samir Karahoda.

Gjatë konferencës gjithashtu është paralajmëruar ngjarja e cila do të mbahet sot, në orën 20:00, ku do të shfaqet një përzgjedhjeje e filmave nga edicioni i svijetëm tek instalacioni “Reja” i Fujimotos, përpara Galerisë së Arteve në Tiranë.

“Ky bashkëpunim është shumë më tepër se mbështetje financiare”, tha ministrja Kumbaro.

“Qe 15 vjet DokuFesti ka ndërtuar një sistem vlerash, dhe tani nuk është DokuFest që ka nevojë për mbështetje financiare por institucionet kanë nevojë për DokuFestin që të dëshmojnë se çfarë mund të arrijë skena e pavarur e artit”, tha ajo.
“DokuFesti jo vetëm se është bërë brend shqiptar, është agjent ndërkombëtar i diplomacisë kulturore”.

Drejtoresha e festivalit, Nita Deda, e nisi prezantimin e aktiviteteve shtesë të DokuFest, duke theksuar interesimin e madh të filmbërësve ndërkombëtar.
“Këtë vit kemi shënuar një numër rekord të aplikimeve, rreth 5 mijë regjisorë kanë shpreh dëshirë të jenë pjesë e festivalit dhe janë dëshmi e rritjes së tij”, tha ajo.

Ndërsa Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest, e vazhdoi prezantimin e programit.
“Ky është programi më voluminoz që e kemi deri më tani, duke përfshirë disa nga yjet botërore të muzikës, artistin e famshëm sirian Omar Souleyman dhe këngëtaren e famshme libaneze Yasmine Hamdan. Kjo e shpreh interesimin tonë për lindjen e mesme, nuk sjellim vetëm filma nga ky rajon i trazuar por edhe artistë dhe muzikë”.

Selektori i programit të filmave të shkurtër, Samir Karahoda, foli për filmat kombëtar të cilët do të kenë premierën në këtë edicion të festivalit.
“Dhjetë filma kombëtar do ta kenë premierën në DokuFest, 7 në vetë kategorinë kombëtar, njëri në garën ballkanike dhe dy në program special”, tha Karahoda.

Kjo mbështetje e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë është pjesë e marrëveshjes ndërkulturore të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për një kalendar të përbashkët kulturor të dy vendeve. Të zgjedhura nga një numër rekord rreth 5,000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 250 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet nga 5-13 gusht, në Prizren.

Për çfarëdo pyetje apo informate shtesë, ju lusim që të na kontaktoni përmes kanaleve zyrtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...