Nis edicioni i gjashtë i festivalit Green Fest në Mitrovicë

29 Korrik 2016 - 13:41      

7Arte organizon festivalin tradicional Green Fest edicionin e 6 me radhë.

“Si çdo vit tjetër festivali Green sjell artistë të ndryshëm, dhe synon të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit si dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit”, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Gjatë natës së parë të festivalit të muzikës, që fillon sot është konfirmuar se do të përfomojnë artistë si: Premenstrual Syndrome, Gipsy Groove, Shpat Deda, DJ Neritan, DJ Bekla, transmeton Koha.net.

Ndërsa gjatë natës së dytë, më 30 korrik do të performojnë: Jutbina, BB Poqi & Armadillo, Asgjë Sikur Dielli, DJ Artan, Doroci.

Organizatorët thonë se e veçanta e këtij edicioni është panairi i “Gjelbër dhe Artizanateve”, i cili filloi dje dhe do të zgjasë për tre ditë më radhë.

“Qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështesë dhe promovojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumimit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm. Në panair po marrin pjesë18 ndërmarrje të vogla dhe të mesme vendore, OJQ të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë kreative janë duke ekspozuar dhe promovuar produktet e tyre”, thuhet në komunikatë.

Green Fest 2016 është mbështetur nga: Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Mitrovicës – DKRS, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe IBCM.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...