29 Korrik 2016 - 10:42
Konkursi mbetet i hapur deri më 7 gusht.
Përveç për këngët fituese organizatori do të përkujdeset edhe për honoraret e të gjithë kompozitorëve dhe orkestruesve të këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 28 si dhe për të gjithë ata që do të japin kontributin për organizmin dhe mbarëvajtjen e festivalit, rikujton organizatori i këtij festivali në thirrjen që ua drejton kompozitorëve shqiptarë.
Festivali i Këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, i cili u themelua në vitin 1986 nëpër vite ishte i vetmi organizim që mblidhte çdo vit artistët më të njohur shqiptarë, në qytetin Prizrenit, dhe i tillë vazhdon të mbetet.
Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç "Zambakut të Argjend", do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, për vendin e dytë shpërblimi do të jetë 300 euro dhe për të tretin 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me "Mikrofonin e Artë", do të shpërblehet edhe në shumën prej 300 euro.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...