29 Korrik 2016 - 09:23
Drejtori artistik i “Mad”, Sam Viviano, ka thënë se “stili i Davis që u bë i njohur menjëherë, bëri revolucion në ilustrimet satirike”.
Një zëdhënës i revistës, që kishte nisur të shtypej si libër stripi më 1952 ka thënë se një listë me “veprat e tij më legjendare do të botohet në disa faqe gjerësisht”.
Midis parodive të tij më ikonike nga ditët e librit me stripet ‘Mad’, janë ‘The Lone Ranger’ dhe ‘High Noon’. Nga revista, paroditë e tij më të njohura janë imitimet qesharake të ‘Raiders of the Lost Ark’, ‘Gone with the Wind’ dhe ‘M*A*S*H”.
Redaktori i revistës, John Ficarra, ka thënë se nuk ka pasur asgjë që Jack s’ka mundur ta realizojë.
“Ballinat, karikaturat, skenat sportive, monsterët - rangimi i komedive të tij ishte thjesht i jashtëzakonshëm”. “Aftësia e tij për t’u dhënë energji e për t’i vënë në lëvizje vizatimet e veta, mënyra sesi përdorte brushën dhe guximi i tij me përdorimin e ngjyrave, e kanë bërë atë vërtet një prej më të mirëve”.
Davis e nisi karrierën në Universitetin e Georgias, ku ai vizatonte për gazetën e kampusit - vizatimet që u kishte bërë ekipeve të atletëve “Georgia Bulldogs” ende janë të ekspozuara në muret e këtij institucioni. Ekipi i Universitetit ka bërë një homazh për të në “Twitter”, duke thënë se Davis gjithmonë do “t’i mungojë familjes Bullgdog”. Radiostacioni i Georgias “WGAU”, ka thënë se suksesi i parë i Davisit pas universitetit ishte ilustrimi i një manuali trajnimi të ‘Coca’Colas, “një punë që atij i solli mjaftueshëm para sa për të blerë një veturë dhe për të shkuar në New York”.
Kur mbërriti aty, nisi të punojë si karikaturist i pavarur para se ta gjente një rol me “EC Comics”, ku kontribuoi në disa prej titujve, përfshirë “Tales From the Crypt” dhe “Incredible Science Fiction”. Redaktorët e atyre edicioneve - William M Gaines, Albert B Feldstein dhe Harvey Kurtzman - vendosën ta lansojnë “Mad”, për të cilën Davis kontribuoi qysh nga fillimi. Përveç angazhimit në këtë revistë, Davis vizatonte posterë për filma dhe dizajnoi një logo të shërbimit postar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 1989. Ai ka marrë çmimin kombëtar për arritje jetësore “Milton Caniff” më 1996 dhe “Reuben Award” më 2000 dhe ishte nderuar edhe në “Will Eisner Hall of Fame” më 2003.
Të famshmit dhe karikaturistët kolegë të tij kanë bërë homazhe për Davis.
Bateristi i “Monkees”, Micky Dolenz ka publikuar për të dytën herë një vizatim që Davis ia kishte bërë bendit, derisa autori Neil Gaiman ka thënë se Davis ishte “aq i mrekullueshëm dhe një legjendë”. Autori i stripit “Marvel”, Brian Michael Bendis e ka përshkruar Davisin si “një prej karikaturistëve më të mirë që ka jetuar ndonjëherë”, derisa artisti i “Walking Dead”, Tony Moore ka thënë se ai ishte “profesionist dhe zotëri i përkryer”.
Regjisori i “Gremlins” Joe Dante e ka quajtur atë “më të çmendurin nga artistët e ‘Mad’’. Ballina finale e Davis për revistën “Mad” kishte dalë më 1995 - një pikturë e maskotës Neuman.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...