29 Korrik 2016 - 11:02
Dokumentimi historik, analiza e gjendjes fizike, realizimi i planit të intervenimit, konservimit dhe menaxhimi i objektit të BKK-së, janë pikat e projektit të Fondacionit Kosovar të Arkitekturës (KAF), i cili të enjten ka marrë mbështetje prej 89 mijë dollarësh nga fondacioni prestigjioz amerikan “Getty Foundation”.
KAF-i është bërë njëri prej nëntë përfituesve të grantit "Keeping it Modern", për projektin e konservimit të Bibliotekës Kombëtare të projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq. Është përfituesi i parë i këtij granti prestigjioz nga rajoni.
“Ka shumë pak moderne që lidhin të kaluarën me të tashmen duke gërshetuar kultura të shumta ashtu si Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë. Duke reflektuar trashëgimitë e shumta të rajonit dhe shpirtin e veçantë kulturor vendor, arkitekti kroat Andrija Mutnjakoviq (i lindur më 1929) kur e projektoi këtë objekt më 1971”, u përpoq të krijojë një shprehje autentike kombëtare arkitektonike”, ka shkruar “Getty” në ueb-faqen zyrtare.
“Ndërtuar me in-situ beton, dysheme mermeri dhe mure të suvatuara të bardha, dhe mbuluar nga 99 kupola akrili të tejdukshëm, biblioteka kujton ndërtesat bizantine dhe ato të Perandorisë Osmane. Me gjithë elementet e saj të unifikuara historike, struktura është model tipik i arkitekturës moderne”, shkruhet më tej ty.
“Getty” e konsideron si një shembull të jashtëzakonshëm të modernizmit të vonshëm në ish-Jugosllavi. Dëmtimet në hapësirën e brendshme, e cila i ka pësuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1998-1999, po ashtu përmenden në përshkrimin e “Gettyt”. Ndërkaq, edhe ky fondacion shkruan për atë se “objekti ka filluar të tregojë shenja se është vjetruar”. “Ndër shenjat më të dukshme është uji që depërton e për këtë duhen riparime të veçanta”, shkruan ky fondacion (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...