14 Korrik 2016 - 10:02
Në fotografitë dhe përshkrimet e ekspozitës së titulluar "Të zhdukurit në Holokaust - Zemun, çdo fotografi tregon një histori", të autorit Nenad Vogel që është hapur në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, shpjegohet se banorët e qytetit në Serbi e kujtonin atë si një qytetare të nderuar, që ishte pronare e dy dyqaneve për shitjen e duhanit.
Mirëpo gjatë viteve të turbullta të Luftës së Dytë Botërore, sikurse edhe 6 milionë hebrenj të tjerë, edhe ajo ishte vrarë në mënyrë mizore bashkë me vajzën e saj. Rrëfime të ngjashme ka edhe për viktimat hebraike të tjera nga Zemuni. Gjithsej numri i pjesëtarëve të këtij komuniteti në Zemun, që ishin vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte 574. Vogel përmes kësaj ekspozite mundohet që ta ruajë kujtesën për ta. Por ka përpjekje edhe për kultivimin e dialogut me miqtë nga qytetet dhe shtetet e tjera.
"Kjo ekspozitë që prezantohet para jush paraqet kujtesën për një komunitetit të zhdukur hebraik nga Zemuni. Hebrenjtë në Zemun nuk kanë qenë në numër të madh, rreth 600 anëtarë, por gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë 574 prej tyre, në kampet e përqendrimit në Jasenovc dhe Stara Gradishka", ka thënë Vogel, në hapje të ekspozitës, të martën mbrëma. Arsyeja kryesore e shpalosjes së kësaj ekspozite sipas autorit nuk ka qenë hapja e plagëve të vjetra, por ,përkundrazi, përkujtimi i viktimave që kanë pësuar nga Gjermania naziste.
"Kur shikoni në detaje, në këtë pano të shpalosura, nuk ka asnjë skenë të vrasjes. Kemi dashur që t'ju tregojmë se komuniteti hebraik ka qenë një komunitet i zakonshëm shoqëror e fetar në Zemun, që ka jetuar normalisht", ka deklaruar Vogel.
Realizimi i ekspozitës në Prizren është mundësuar në saje të bashkëpunimit të autorit me Bashkësinë Hebraike të Kosovës (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...