23 Korrik 2015 - 11:34
Rasti : 1). Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale ”Mashtrim” ka arrestuar një (1)person të dyshuar mashkull Kosovar Shqiptar (pronar i një kompanie) i cili në bashkëpunim me disa operator (Tour-Operator) në Zvicër, Gjermani dhe Kosovë, kishin mashtruar me aviobileta bashkatdhetarët tanë me qëndrim në Zvicër dhe Gjermani.
Mashtrimi ishte kryer përmes të ashtuquajturit “Call-Center” (thirrje dhe sms) duke ju ofruar oferta (bileta) të lira fluturimi. Vlera e mashtrimit nga të gjitha kompanitë mashtruese dyshohet të jetë mbi pesëqind mijë (500.000) €uro.
Rasti: 2). Më 15.07.2015, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e mbështetur edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me Inspektorët Komunal të ATK-së, si dhe Oficerët Doganor kanë zhvilluar planin operativ ,, Lojërat e fatit” dhe me këtë rast janë kontrolluar (14) lokale të lojërave të fatit, me ç'rast ka rezultuar se vetëm dy ( 2 ) nga lokalet e kontrolluara i kanë plotësuar kriteret për vazhdimin e punës, kurse dymbëdhjetë ( 12 ) të tjera janë mbyllur nga inspektorët e ATK-së.
Gjatë realizimit të këtij plani janë konfiskuar dhjetë (10) aparate të lojërave të fatit dhe tri (3) shtëpiza të lojërave "Keno". Policia në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit nga Prokuroria themelore në Ferizaj, pas ndërmarrjes së masave të lartshënuara kanë vazhduar me hetimin dhe verifikimin se sa po respektohet masa e mbylljes së lokaleve të lojërave të fatit nga menaxherët e këtyre subjekteve ekonomike .
Gjatë verifikimeve është vërejtur se pesë ( 5 ) nga dymbëdhjetë lokalet e mbyllura janë hapur në kundërshtim me ligjin nga pronarët e tyre. Si rrjedhojë e hetimeve më 21.07.2015, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndërmarrë një aksion ku janë rimbyllur të gjitha pikat e hapura në mënyrë të kundërligjshme.
Nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale "Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm" dhe "Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare apo shenjave" janë arrestuar pesë (5) menaxherë të këtyre pikave dhe me vendim të prokurorit, të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit prej dyzetetetë ( 48 ) orë.
Si vazhdimësi e hetimeve të rastit të fundit, dje rreth orës 13:00, në Ferizaj, Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit nga Prokuroria themelore në Ferizaj, ka arrestuar edhe një person të dyshuar, në cilësi të pronarit të një bastore sportive, pasi që i njëjti ka ushtruar veprimtari biznesi pa dokumentacion valid.
Numri total i personave të arrestuar arrin në shtatë (7) persona të dyshuar, një në rastin e parë e gjashtë në rastin e dytë, - thuhet në komunikatën e përbashkët të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Policisës së Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...