19 Korrik 2015 - 23:23
Liqeni i Badovcit, ndonëse gjatë tërë kohës është i rrethuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që disa kohë, është bërë cak i dyshimeve për sulme, raporton KTV.
Policia e Kosovës përmes një komunikate, ka bërë të ditur se aty ka gjetur një kallashnikov, karikatorë dhe disa tesha të zeza.
“Policia e Kosovës, si vazhdimësi e punës dhe ofrimit të sigurisë, njofton se në orët e pasdites në një lokacion afër Badovcit, ka gjetur një armë me municion dhe disa gjera tjera si rroba, por që nuk kanë të bëjnë me eksplozivin, e as me gjera tjera të dyshuara të kësaj natyre”, ka thënë Baki Kelani.
Këtë e kanë konfirmuar prapa kamerave edhe pjesëtarët e Policisë në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur disa metra larg nga vendi ku ditë më parë ishin arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizim.
Ndërkaq, edhe gjatë orëve të mbrëmjes, afër liqenit janë parë dy vetura të dyshimta.
Policia e Kosovës menjëherë është mobilizuar dhe u është vënë pas për t’i ndaluar.
Kurse, prokurorja speciale Drita Hajdari që po udhëheq me hetimet ndaj 5 të arrestuarve nën dyshimin për terrorizëm që ishin zënë mëngjesin e 11 korrikut në liqenin e Badovcit, ka konfirmuar se në kuadër të hetimeve të saj është kontrolluar terreni i këtij liqeni.
“Mirëpo përfundimisht forenzika do të tregojë nëse këto sende të gjetura u takojnë të dyshuarve”, ka thënë prokurorja Hajdari.
Pesë personat që ishin arrestuar më 11 korrik, u ishin gjetur uniforma, maska, doreza e flamur si ai i ISIS-it.
Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...