Kapet 61 vjeçari shqiptar në Bruksel me 15 kg heroinë e 500 mijë euro

19 Korrik 2015 - 13:21      

Një 61 vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi është kapur me 15 kilogramë kokainë në një hotel të Brukselit.

Mediat belge raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Bajram. M, i cili dyshohet si drejtues i një organizate kriminale shqiptare me veprimtari në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ai është arrestuar nga policia bashkë me një 27 vjeçar me inicialet Mark. N, në momentin që do të bënte shkëmbimin e drogës, raporton Oranews.

Gjatë aksionit autoritetet belge kanë sekuestruar edhe një shumë prej 500 mijë eurosh me të cilat dyshohet se do paguhej lënda narkotike, por mediat thonë se blerësi ka arritur t’i shpëtojë arrestimit duke u larguar nga hoteli përmes daljeve emergjente të hotelit.

Mediat belge raportojnë se 61 vjeçari shqiptar përdorte një kafene në një zonë të populluar të Brukselit për të mbuluar aktivitetin ilegal të trafikut të drogës dhe armëve. Për këto veprimtari ai ishte nën hetim prej gati dy vitesh. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...