Dy të akuzuar kthehen në rigjykim për vrasjen e trefishtë të familjes Baftiu

2 Dhjetor 2014 - 07:01      

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim vrasjen e trefishtë të anëtarëve të familjes Baftiu. Afet Dalloshi dhe Agron Dalloshi do të rigjykohen për këtë vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë. Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje në procesin gjyqësor të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Për këtë vrasje janë dënuar vite më parë ish-policët Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi. Ata pretendojnë se nuk e kanë kryer këtë vrasje, por Nysret Cena i cili ishte shpallur i pafajshëm. Nysret Cenën e ka fajësuar edhe Afet Dalloshi, por ai i ka thënë prokurorit Reshat Millaku se nuk guxon të dëshmojë për shkak se është i rrezikuar.

Cenën e akuzon edhe familja Baftiu. Ata në një letër kanë akuzuar edhe zëvendëskryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Jonathan Ratel, për bllokim hetimesh kundër Nysret Cenës. Cena ka mohuar vazhdimisht akuzat që i janë bërë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...