27 Tetor 2014 - 11:48
Jozyrtarsiht, sipas “Zërit”, merret vesh se lëndimi ka ndodhur pasi që nga gazetari i Klanit i është kërkuar nga i dyshuari që të hiqet një video në Youtube. Hasimja kishte bërë kërkesa të hiqet ajo video, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani.
(E plotësuar) Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja ka thënë se është sulmuar për shkak të një raporti televiziv, i cili është transmetuar në TV Klan para 3 vjetëve.
Doktoresha e cila ka pranuar rastin ka thënë se Milot Hasimja i ka katër plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetë.
Sulmohet me thikë gazetari Milot Hasimja
Milot Hasimja, gazetar i Klan Kosovës, është sulmuar me thikë nga disa persona të panjohur te Qendra Tregtare në Bregun e Diellit.
Burimet e portalit Koha.net, kanë bërë të ditur se gazetari është sulmuar në kokë dhe në qafë ndërsa sulmi mësohet të ketë ndodhur brenda lokaleve të televizionit ku punon.
Ai është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...