Foto: Ilustrim

Vjedhësit e pyllit duke ikur godasin veturën e policisë

13 Shkurt 2017 - 15:34      

Policia e Kosovës në raportin e sotshëm bën të ditur për një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin Slivovë të Prishtinës dhe për kapjen e dyve sish.

Ata, sipas raportit, me veturën me të cilën synonin të iknin kishin goditur automjetin e policisë, transmeton Koha.net.

Në raport thuhet: Njësitë policore i janë përgjigjur një rasti të raportuar ‘vjedhje të pyllit’, dje në fshatin Slivovë të Prishtinës, në orën 13 e 40 minuta. Në momentin kur njësiti policor ka arritur në afërsi të vendit të ngjarjes, një veturë me targa vendore është larguar nga vendi i ngjarjes, duke goditur edhe veturën zyrtare të policisë. Por, siç thuhet në raport, njësitë policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy të dyshuarit meshkuj, K/shqiptarë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë, për të cilën të dyshuarit nuk posedonin leje. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt, saktëson raporti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...