Foto: Koha / ilustrim

Policia konfiskon armë në disa fshatra të Kosovës

13 Shkurt 2017 - 15:27      

Policia ka konfiskuar gjatë dy ditëve të shkuara armë në disa fshatra të Kosovës. Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, në fshati Zllopek të Pejës, pardje është arrestuar një i dyshuari, mashkull K/shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpi dhe në pompën e derivateve, atij i janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 33 fishekë dhe një thikë.

Raporti saktëson se pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Koha.net.

Ndërkaq dje, disa minuta pas mesnate, në fshatin Ozdrim të Pejës është arrestuar një tjetër i dyshuar, mashkull K/shqiptar. Këtij gjatë kontrollit policia i ka gjetur në shtëpi një armë me dy fishekë dhe ato i ka konfiskuar. Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po dje, në fshati Ozdrim të Pejës është arrestuar një i dyshuar, mashkull K/shqiptar, pasi ai në rrjetin social Facebook kishte postuar një fotografi me armë. Por ku i është bastisur shtëpia të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raport.

Në fshati Nabërgjan të Pejës dje, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull K/shqiptar,policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në raportin e saj të sotshëm bën të ditur se edhe në fshatin Ruhot të Pejës dje, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull K/shqiptar, ajo ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe një AK/47. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Dje edhe në Rr. “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë (në orën 3:20), sipas policisë, është arrestuar një mashkull i dyshuar, K/shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e sotshëm të Policisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...