Foto: Koha / Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vjedhje

13 Shkurt 2017 - 11:13      

Pas një pune intensive hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar me mbiemër Rama i cili në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër që tanimë ndodhet në paraburgim, kishin kryer shumë vjedhje të rënda e ndër to edhe ajo në rrugën “Sezai Surroi” e datës 25 janar në market “Lindi”.

Pas arrestimit, njofton Policia e Kosovës, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë ballafaqimit me provat e sekuestruara, i njëjti ka treguar edhe për gjashtë raste tjera të vjedhjeve, transmeton Koha.net.

Gjësendet e vjedhura i kishte shitur një i dyshuar i tretë në ketë rast i cili është marrë në pyetje në cilësi të personit të dyshuar e më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit Rama është vendos masa e arrestit.

Disa nga gjësendet e vjedhura që janë gjetur nga policia i janë kthyer pronarit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...