Një muaj paraburgim për shtetasin e Shqipërisë, që i dha ryshfet policit

12 Shkurt 2017 - 14:54      

Një shtetasit të Shqipërisë i është caktuar një muaj paraburgim për shkak se më 11 shkurt i kishte dhënë ryshfet një oficeri policor te pika kufitare Dheu i Bardhë, transmeton Koha.net.

“Sot më datën 12 shkurt 2017, me aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjilan, të pandehurit I.SH., i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për shkak të veprës penale dhënia e ryshfetit, nga neni 429 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se i pandehuri I.SH. shtetas i Republikës së Shqipërisë, ishte arrestuar më datën 11 shkurt 2017, për shkak se i njëjti me këtë datë, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, i ka dhënë ryshfet oficerit policor, me qëllim që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Palët kanë të drejtën e ankesës, ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...