Policia lejon hyrjen e 8 tonëve kanabis për të zbuluar rrjetin maqedonas

11 Shkurt 2017 - 22:12      

Trafikimi i 8 tonëve kanabis sativa nga Shqipëria drejt qytetit të Ankonës në Itali, është mbajtur nën vëzhgim nga policia italiane, duke përdorur metodën e dorëzimit të kontrolluar.

Policia italiane ishte në dijeni se në kamionin me shofer një shtetas të Maqedonisë, që kishte kaluar nëpërmjet portit të Durrësit, kishte lëndë narkotike, por në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare e kanë lënë qëllimisht ngarkesën të kalojë në pikat doganore, për të parë destinacionin final si dhe personat e implikuar.

Shoferi i pikasi policët dhe e braktisi drogën në Venecia dhe më pas u arrestua. Në mbrëmje policia shqiptare lëshoi një deklaratë ku sqaronte se, ka pasur bashkëpunimin e plotë me italianët në këtë rast dhe nuk ka të përfshirë asnjë shqiptar në këtë rrjet, por të gjithë janë shtetas të Maqedonisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...