Në aksione të ndara konfiskohen disa armë paleje

11 Shkurt 2017 - 16:45      

Gjatë aksioneve të ndara, Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armeve që mbaheshin në mënyrë të paligjshme.

Siç njofton Policia, në fshatin Strofc të Vushtrrisë, ka konfiskuar një pushkë gjuetie të prodhim turk, cal. 12 GA, kurse në Prishtinë kanë konfiskuar një pistoletë me gaz e tipit RECK e cal. 9 mm. Po ashtu në një aksion tjetër në Prishtinë, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

Në Gjilan kanë konfiskuar një armë të cal. 7.65 mm me 5 fishekë, ndërsa në fshatin Kovaçecë të Kaçanikut, njësitet policore gjatë bastisjes në një shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike Kallashnikov. Një AK-47 është konfiskuar në Landovicë të Prizrenit. Gjithashtu në Kryshec të Pejës, është gjetur dhe konfiskuar një armë gjahu, transmeton KP.

Një rast interesant ka ndodhur në Kliqinë të Pejës, ku janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që njëri prej tyre në një shtëpi dyshohet se kishte vjedhur një revole të llojit "TT" dhe më pas ia ka shitur të dyshuarit tjetër. Njësitet policor kanë konfiskuar armën, ndërsa me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...