Nuk ka të ndaluar droga, 8 ton kanabis nisen me kamion nga Durrësi dhe kapen në Venecia

11 Shkurt 2017 - 12:22      

Policia italiane ka sekuestruar sasinë rekord të drogës të llojit marihuanë në portin e Ankonas. Sasia prej 8 ton vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga ka përfunduar një 38-vjeçar maqedonas.

Udhëtimi i tij me një kamion me rimorkio duhej të kishte qenë më i gjatë, por mbetet i panjohur për policinë italiane. Ai u ndalua nga agjentët e Guardia di Finanza në Venezia, por rimorkion e kishte lënë në një zonë tjetër.

I arrestuari kishte parandierë se çdo gjë nuk po shkonte si duhet ose marrëveshja ishte që drogën ta linte aty, e dikush tjetër do e merrte, shkruan “Syri”.

Por planet e tij dështuan falë ndërhyrjes së policisë së Ankonës në bashkëpunim me policët e Venezias. Policia monitoronte kamionin që në momentin e mbërritjes në Itali duke pasur mundësinë që ta lokalizonte në kohë reale.

Ndjeka zgjati disa orë deri kur agjentët hipën në rimorkion e kamionit dhe gjetën drogën, e cila e hedhur në treg do të kishte pasur një fitim marramendës.

Pas prangosjes së shoferit maqedonas, agjentët e policisë konfirmuan se trageti ku kishte udhëtuar kamioni për në Ancona, ishte nisur nga Shqipëria. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...