Foto: Reuters / ilustrim

Mësohet shuma e vjedhur në bankën në Veternik

11 Shkurt 2017 - 10:49      

Të premten në ora 15:08, policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke e cila gjendet në lagjen Veternik në Prishtinë.

Policia sot ka bërë me dije se në këtë grabitje janë marrë mbi 17 mijë euro nga tre persona të maskuar e të armatosur.

“Tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur, nën kanosjen e armëve nga viktima mashkull K-Shqiptar–arkëtar në një bankë kanë grabitur rreth 17.000 € nga arka si dhe një klienti të bankës rreth 175 €, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë VW Golf II me targa lokale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...