Vret të dashurën e më pas vetëvritet në Fier

10 Shkurt 2017 - 14:29      

Drini Derveni nga Fieri dhe Ermira Arapi nga fshati Ngurrëz i Lushnjes, u gjetën të pajetë në një automjet në rrugën Fier-Hoxharë.

Policia e gjeti 32-vjeçarin me një pistoletë TT në dorë me të cilën më parë kishte vrarë 29-vjeçaren e më pas kishte puthitur armën në kokën e tij dhe e kishte shkrehur.

Për policinë, ngjarja është vrasje dhe vetëvrasje, ndërsa arsyet janë ende të pazbardhura, megjithatë përmendet një histori dashurie mes dy të rinjëve, transmeton tch.

Drini Derveni ishte i martuar dhe më fëmijë edhe Ermira Arapi është e martuar. Ata ishin duke udhëtuar në rrugën Fier-Hoxharë në drejtim të bregut të detit dhe sapo kanë kaluar një urë, rreth orës 11:00 të kësaj të premte, mjeti tip “Jeep” ka dalë në anë të rrugës afër fshatit Shën Pjetër, ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë.

Për shkaqe ende të pazbardhura nga policia, Drini Derveni qëlloi me armën e tij bashkëudhetaren e më pas qëlloi edhe mbi veten.

Policia e gjeti atë me armë në dore dhe shenja të qarta se kush e ka kryer krimin.

Policia ka mbledhur të dhënat dhe ka marrë në pyetje edhe familjarët e dy të rinjve nga Fieri dhe Lushnja për të zbardhur shkaqet që çuan 32-vjeçarin dhe 29-vjeçaren drejt kësaj tragjedie.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...