Rrihen mes vete vëllezërit në Reçan të Suharekës, përfundojnë në arrest

10 Shkurt 2017 - 12:22      

Suharekë, 10 shkurt - Rreth orës 15:48 minuta, dje Policia e Suharekës është informuar për një përleshje që kishte ndodhur në Reçan të Suharekës me ç ‘rast dy vëllezër ishin rrahur në mes vete duke përdorë mjete të forta si: dru dhe një shati, transmeton koha.net.

Po ashtu dyshohet të jetë përdorur edhe një pistoletë e kalibrit të vogël, e cila është sekuestruar së bashku me një pushkë gjahu.

Vëllezërit e dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim. Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve nën masën e arrestit policor.

Ndërkaq, gjatë orëve të mbrëmjes, Policia e Prizrenit e ka arrestuar një qytetar pas një informate që bënte të ditur se i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar ndërsa i dyshuari ndalet në mbajtje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...