Kompanisë që shoqëronte sasinë e konsiderueshme të parave të grabitura i hiqet licenca

10 Shkurt 2017 - 11:26      

Kompanisë private të sigurisë që shoqëronte sasinë e konsiderueshme të parave të grabitura një ditë më parë i është hequr licenca e ushtrimit të aktivitetit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se kompania ka dashur të bëjë sot edhe një tjetër transfertë si ajo e një dite me parë, por furgoni ka qenë jashtë kushteve të transportit të quajtur ‘i blinduar’, transmeton tch.

Një ditë më parë, në një grabitje spektakolare u vodh një shumë e konsiderueshme parash në valutë, ende e papërcaktuar nga ana e policisë. Ato ishin para të një banke të nivelit të dytë që do të transportoheshin për në Rinas.

Krahas pesë të arrestuarve një ditë më parë, punonjës të kompanisë private të sigurisë që ishin pjesë e grupit të shoqërimit, mësohet se është arrestuar edhe drejtuesi teknik i saj, Fatmir Gapi, si personi përgjegjës për blindimin e mjeteve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...