Për sulm me sëpatë arrest njëmujor shtëpiak dhe masë paraburgimi

9 Shkurt 2017 - 15:12      

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit V. K., ndërsa të atit të tij A. K., masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

I mituri V. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale sulmi nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërsa i pandehuri A. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK – së.
I mituri V. K. së bashku me prindin e tij A. K. dyshohet se me datë 07.02.2017, në ambientet e shkollës kanë sulmuar me sëpatë mësimdhënësin Z. Rr., ku është dashur të marr ndihmën mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mituri V. K., ndërsa për të pandehurin A. K. masa e arrestit shtëpiak.
Palët kanë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...