Kapet gomonia me një ton hashash

9 Shkurt 2017 - 09:56      

Gjatë një tjetër operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane u ndalua një gomone me 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Gomonia, rreth 8 metra e gjatë, drejtohej nga dy shqiptarët me inicialet A.Dh. vjeç 51 dhe E. A. vjeç 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i “Guardia di Finanza” i Barit me mbështetjen e një avioni të agjencisë europiane për sigurimin e kufijve “Frontex”, e cila ishte sinjalizuar nga policia shqiptare.

Vazhdojnë hetimet në Shqipëri dhe Itali për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...