8 Shkurt 2017 - 12:13
Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion që po transportonte pleh kimik, transmeton TCH. Kamioni me ngarkesën u kontrollua pak përpara nisjes së tij me traget drejt Ankonës.
Drejtuesi i kamionit, një 41-vjeçar grek me origjinë shqiptare, i cili u arrestua prej agjentëve, deklaroi se ngarkesa e lëndës narkotike ishte vendosur në kamion në zonën e Janinës, e do të dërgohej me shumë gjasa në Holandë ose Gjermani.
Kamioni u sekuestrua, ndërsa gjykata vendosi ta lërë në burg shoferin deri në përfundim të hetimeve.
Kohët e fundit, trafikantët kanë riaktivizuar linjën e trafikut të narkotikëve me kamionë të transportit ndërkombëtar, pas dështimeve të njëpasnjëshme të trafikut nëpërmjet motoskafeve nga brigjet shqiptare drejt Italisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...