7 Shkurt 2017 - 12:04
Në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, dje, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar, mashkull, K-shqiptar, pasi ai me veturën e tij qëllimisht ka goditur veturën zyrtare. Në veturën zyrtare ndodheshin dy viktima, meshkuj K-shqiptarë, si pasojë e goditjes dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe gjendja e tyre është stabile. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa pardje, në Rr. Adem Voca, Mitrovicë, më 5 shkurt është arrestuar i dyshuari, mashkull K/rom, pasi ai së bashku me disa të dyshuar të tjerë kanë sulmuar një zyrtar policor, të cilit ia kanë dëmtuar veturën zyrtare, transmeton Koha.net.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në raport.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...