Foto: Ilustrim

Shpërthim pranë një palestre në Tiranë

7 Shkurt 2017 - 10:46      

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në afërsi të Kopshtit Botanik në Tiranë.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:30 minuta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka marrë informacionet për rastin në fjalë, shkruan kp.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël tritoli në murin e jashtëm të një palestre.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e palestrës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj vepre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...