6 Shkurt 2017 - 16:05
Komandanti i Stacionit të Policisë në Lipjan, Imer Kaqara, ka thënë për “Kohën Ditore” se pas hetimeve këta 5 persona të gjinisë mashkullore, të nacionalitetit shqiptar, kishin dalë për të shëtitur në periferi të fshatit Ribar, ndërkohë informacionet e para i kanë marrë nga vetë banorët.
“Kemi dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kemi shoqëruar në stacion 2 persona, pastaj edhe 3 të tjerë të cilët së bashku kishin dalë për të shëtitur në periferi të fshatit, andaj njëkohësisht janë vërejtur nga disa banorë. Këta 5 persona, të gjinisë mashkullore, nuk kanë pasur ndonjë të kaluar kriminale dhe pas hetimeve është konstatuar se kanë dalë vetëm për të shëtitur, ndërkohë janë liruar me procedurë të rregullt”, ka shpjeguar Kaqara.
Ai ka shtuar se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në periferi të fshatit Ribar i Madh.
“Të gjitha këto armë janë konfiskuar nga të arrestuarit, ndërkohë procedurat në të ardhmen do të zhvillohen sipas ligjit. Për këtë rast nuk duhet të shqetësohen qytetarët sepse nuk kanë pasur qëllime kriminale”, ka shtuar Kaqara për “Kohën Ditore”.
Nga ana tjetër banorët e fshatit Ribar të komunës së Lipjanit, kanë thënë se për raste të tilla duhet të bashkëpunojnë të gjithë qytetarët me organet e drejtësisë.
“Vetë banorët e kemi njoftuar Policinë derisa i kemi vërejtur një grup të personave të armatosur duke kaluar nëpër rrugët e fshatit. Në fakt dikush mund të tronditet nga pamjet e tilla, prandaj kërkojmë edhe nga organet e Policisë t’i vizitojnë sa më shpesh rrugët lokale nëpër fshatra në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë më e lartë”, ka thënë një banor i Ribarit të Madh i cili nuk deshi t’i përmendej emri në gazetë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...