Foto: Koha / ilustrim

Shtetasi i Shqipërisë shkel tre këmbësorë, vdes njëri

5 Shkurt 2017 - 13:27      

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një burrë ka humbur jetë dje, pasi është shkelur me veturë nga një shtetas i Shqipërisë.

I dyshuari, që është arrestuar, ka goditur dje rreth orës 21:35 tre këmbësorë në fshatin Korroticë me ç’rast njëri prej tyre ka humbur jetën dhe të tjerët janë dërguar për tretman në QKUK, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, pasi qe i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij me targa te Shqipërisë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet tre këmbësorë, burra shqiptarë”, thotë PK.

Si pasojë e aksidentit, PK thotë se njëri prej viktimave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët dërgohen ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...