4 Shkurt 2017 - 17:39
Sadiku ishte i njohur për autoritetet italiane pasi kishte precedentë penalë për trafik droge dhe dyshohet që vrasja e tij të ketë lidhje pikërisht me këto aktivitete kriminale, raporton Tch.
Pas mbikëqyrjes paraprake të vendngjarjes, hetuesit thanë se Sadiku u qëllua me tre plumba, një prej të cilëve në kokë, që rezultoi dhe plaga fatale. Mësohet se viktima është qëlluar nga fare pranë, në stil ekzekutimi.
Autoritetet italiane thanë se në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja të dy armëve të ndryshme dhe kjo bën të dyshohet se kanë qenë dy agresorë. Hetimet që kanë nisur po kryhen nga karabinierët e Modunjos dhe nga qendra investigative.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...