Shpërthen gazi metan në Bulqizë plagosen disa minatorë

4 Shkurt 2017 - 15:47      

Shpërthimi i gazit metan në një galeri gjatë punimeve në minierën e kromit në Bulqizë, ka lënë të plagosur 2 punonjës kinezë të minierës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të së shtunës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, në nivelin 21, ku shpërthimi i papritur i gazit metan ka lënë të plagosur dy prej punonjësve të kompanisë kineze “Xiang Enginering”, e kontraktuar nga kompania “Albchrome”.

Të plagosur janë shoqëruar në spitalin rajonal të Bulqizës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore, transmeton tch.

Trupat e Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave janë nisur drejt Bulqizës për të verifikuar situatën së bashku me strukturat vendore. Drejt Bulqizës është nisur edhe zv/ministri Gëzim Muasabelli dhe strukturat e ministrisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...