Në Lezhë e Tepelenë sekuestrohen 74 kg kannabis dhe arrestohen tre persona

3 Shkurt 2017 - 10:01      

Policia e Shqipërisë gjatë dy operacioneve antidrogë në Lezhë dhe Tepelenë ka sekuestruar 74 kilogramë Cannabis Sativa, si dhe ka arrestuar tre persona.

Sipas Policisë, operacioni i parë i koduar "Mjegulla", është zhvilluar në Lezhë nga Sektori për Narkotikët, ku janë sekuestruar 20 kg Cannabis Sativa si dhe janë arrestuar në flagrancë dy persona konkretisht shtetasit Xh.GJ., 38 vjeç, banues në Mirditë dhe A.GJ., 47 vjeç, banues në Mirditë.

Operacioni i dytë i koduar "Liqeni", është zhvilluar në Tepelenë nga Sektori për Narkotikët në DVP Gjirokastër ku janë sekuestruar 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre shtetasi E.F., 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...