3 Shkurt 2017 - 09:25
Shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe oficeri i Policisë në Komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ata akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike si dhe kanë bashkëpunuar me trafikantët në trafikun e drogës.
Ndaj Hasanbegajt ka gjithashtu dyshime se ka dekonspiruar një operacion anti-drogë të Policisë në Vlorë.
Ndërkohë, edhe vetë kryeprokurori Adriatik Llalla u shpreh në një intervistë se kishte dijeni për hetimet që ishin zhvilluar për Hasanbegajn.
Sipas tij, shefi i Rendit në Vlorë ka bashkëpunuar me kultivues dhe trafikues të lëndëve narkotike dhe pas një hetimi të thellë është bërë i mundur arrestimi i tij.
Ai dyshohet se ka ofruar mbështetje për kultivuesit e drogës me qëllim ndarjen e fitimit, në masë 20-40%.
Gani Hysenbegaj bëhet i pari zyrtar i lartë nga radhët e Policisë së Shtetit që vihet në pranga me akuzën e favorizimit të kultivimit të kanabisit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Kush është shefi i Rendit në Vlorë, Haki Hasanbegaj?
Haki Hasanbegaj ka shërbyer në Policinë e Shtetit si shef i Postës Policore në Orikum.
Hasanbegaj u rikthye në Polici 5 vite më parë. Në vitin 2014 ai ka mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit të Mallakastrës, ndërsa në 2015 ka qenë Shef i Komisariatit të Tepelenës.
Haki Hysenbegaj u arrestua mbrëmjen e kësaj të enjte me akuzën e dekonspirimit të një operacioni antidrogë të Policisë në Vlorë dhe favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike.
Në pranga edhe efektivi i Tepelenës
Pas arrestimit të shefit të Rendit të Vlorës, në pranga ka rënë edhe oficeri i Policisë në Komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi.
Ai është me detyrë shef i Specialistëve të zonave në Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Arrestimi i Abazit është bërë me të njëjtin urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda që çoi në arrestimin e Hasanbegajt.
Të dy dyshohen se kanë favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës dhe Lumit të Vlorës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...