Policia konfirmon: Në aksidentin në Dollc vdiqën dy e u plagosën tre persona

2 Shkurt 2017 - 11:51      

Pejë, 2 shkurt – Policia në Pejë përmes një njoftimi për medie, konfirmon se sot, më datën 2 shkurt 2017, rreth orës 07:45 në rrugën regjionale Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Dollc, komuna Klinë, ka ndodhur aksident në komunikacionin rrugor me pasojë vdekjen e dy (2) personave dhe lëndimin e tre (3) të tjerëve.

Në ketë aksident ishin të përfshirë tri automjete, dy nga këto me targa të regjistrimit vendor dhe një automjet me targa regjistrimi të shtetit Sllovenisë.

Viktima të këtij aksidenti janë: 1. A.Gj-1986 ; 2. D.Gj-1992, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona, dy nga të cilët nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin rajonal Pejë për trajtim mjekësor.

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori i Shteti, me ç’rast kanë marrë pjesë në shikimin e vendit të ngjarjes dhe, sipas të dhënave preliminare, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e tejkalimit të pasigurt të njërit nga këto automjete.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë liruar për të vazhduar me cermenoninë mortore.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...